Netet e Bardha ne Rusi

+355 4 2 420 892

Netet e Bardha ne Rusi

Netet e bardha ne Moske, 20 - 25 Qershor, 699€/personi, Rusi, tur dhe pushime me grup me shoqerues guide, vizita ne Shen Petersburg, Moska, Kremlin.
Per person 699

Programi

Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...

Netet e bardha ne Moske, 20 - 25 Qershor, 699€/personi, Rusi, tur dhe pushime me grup me shoqerues guide, vizita ne Shen Petersburg, Moska, Kremlin.

Beni kerkese KETU..

Dita e Parë, 20 Qershor 2017: 

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat - Shën Petersburg. Nisja nga Tivati në orën 07.20, Mbrritja në Shën Petersburg në orën 11.40 me orën Ruse. Fillimisht do të fillojmë me një guidë panoramike të qytetit për t'u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Ku fillimihst do të vizitohet Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse. Do vazhdojmë vizitën në Bulevardin Kryesor i qytetit Nevski Prospekt dhe më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi si dhe në fund Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit tonë që derdhi gjak. Transferimi në Hotel në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 21 Qershor 2017: 

Mëngjes në Hotel. Vizita e parë e mëngjesit do të fillojë me Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën Nikollës dhe pastaj do të vazhdojmë tek Muzeu Rus in Shën Petersburgut. Ne mesditë do të vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika. Pasite do të vizitohet Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij. Gjatë darkës do të vizitohet edhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Transferimi në hotel. Darka e lirë.

Dita e Tretë, 22 Qershor 2017: 

Mëngjesi në Hotel. Dita e fundit do të vazhdojë me një vititë panoramike tek Katedralja Smolny dhe më vonë do të vizitohet një nga Pallatet më te veçantë në të Shën Petersburgu, Pallati Pavlovsk. Gjatë mesditës do të vizitohet një prej pallateve më të bukura në Rusisë, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Darkën do ta kalojmë tek Qëndra tregtrare Galerija. Gjatë orës 23.48 do të nisemi me trenin Grand Express Lux për në Moskë. Akomodimi në tren në kabina 4-she ose 2-she, te cilat kanë një pagesë shtesë.

Dita e Katërt, 23 Qershor 2017:  

Mëngjesi në tren. Mbërritje në Moskë rreth orës 8.40. Do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek zona ku gjendet universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës. Vazhdojmë shëtijen në kodrën Poklonnaya si dhe harkun e triumfit të qytetit. Më pas do vizitojmë Kështjellën Kolomensoye. Gjatë pasdites do të shkojmë tek Galeria Tetyakov edhe më vonë tek Parku Gorki. Vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 24 Qershor 2017: 

Mëngjesi në Hotel. Vizita do të vazhdojë tek Sheshi më i famshëm i Rusisë, Sheshi i Kuq, ku do të vizitohen Katedralja e Shën Vasilit,  Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Gjatë pasdites do të vizitohet Pallati Kuskovo. Në fund do shkohet tek Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Kthimi në hotel, darka e lirë.

Dita e Gjashtë, 25 Qershor 2017: 

Transferimi për në Aeroportin Domodedovo rreth orës 01:00 të mëngjesit. Udhëtim me avion nga Moska për në Podgoricë. Nisja në orën 04.50 të mëngjesit. Mbërritja në Podgoricë në orën 07:00 të mëngjesit. Transferimi me autobus nga Podgorica për në Tiranë.

Opsionale: 

1. Paketa e lehtë prej 80 Euro për person përfshin vizitat në:

a. Shën Petersburg:
- Muzeu Hermitazh;
- Pallati Peterhof;
- Pallati i Katerines;

a. Moskë:
- Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve;
- Kompleksi i Katedraleve ne Kremlin;
- Katedralja e Shen Vasilit;

2. Paketa e plotë prej 169 Euro për person përfshinë vizitat brenda në monumentet si: 

a. Shën Petersburg: 
- Fortesa e Shën Pjetrit edhe e Palit;
- Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjakun e tij;
- Muzeu Rus;
- Pallati Yusupov;
- Katedralja e Shën Isakut;
- Muzeun Hermitazh; 
- Pallati Pavlovsk; 
- Pallati Peterhof;
- Pallati i Katerinës;

b. Moskë:
- Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve; 
- Kompleksi i Katedraleve në Kremlin; 
- Katedralja e Shën Vasilit; 
- Pallati Kuskovo; 
- Galeria Tretyakov;
- Kompleksi Kolomenskoye;
- Kulla Ostakino;

3. Shtesa për Kabinë 2-she (Klasi A) në Trenin Grand Express Lux kushton 55 Euro për person. Nqs kërkoni kabina dyshe në First Class, do te konfirmohen vetëm nqs ka disponibilitet treni atëhere kur ju do bëni kërkesën.


Përfshihen

Në pagesë 699 Euro janë përfshirë:
- Fluturimi vajtje – ardhje me avion Tivat - Shën Petersburg dhe Moskë - Podgoricë.
- Transferimi me autobus nga Tirana në Tivat dhe Podgoricë - Tiranë.
- Akomodimi në hotele me 4 yje.
- Tranporti nga Shën Petersburgu në Moskë me trenin Grand Express Lux në kabina 4-she. 
- Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotelet dhe në tren.
- Shoqërues shqiptar gjate gjithë kohës.
- Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Pagesa e vizës prej 70 Euro.
- Siguracioni i udhëtimit për shëndetin.


Transport

Transporti Tirane - Tivtat me autobus, > Transporti Tivtat - Shen Petersburg me avion / p  20 - 25 Qershor

Beni kerkese KETU..