Tur ne Athine

+355 4 2 420 892

Tur ne Athine

Pashket ne Athine 3 dite. Nisje ne 27 Prill - Cmimi 119€/personi
Per person 119

Programi

Udhëtim 3 ditor në Athinë 119 Euro!!

PROGRAMI:

Dita e parë
Nisja me autobus nga Tirana në orën 22:00 të një dite më parë ,udhëtojmë gjatë natës dhe vazhdojmë drejt pikës kufitare të Kakavijës. Ndalesa përgjatë rrugës .Pas kryerjes së praktikave doganore udhëtojmë drejt Athinës. Ndalesë në Kanalin e Korinthit. Mbërritja në Athinë rreth mesditës.

Dita e dytë
Pas një pushimi në hotel, nisim turin/guidën në qytetin e Athinës, i cili fillon me Lagjen Plakat, Manastiraki, Akropolin, Tempullin e Zeusit, Odeoni Romak etj. Ju sugjerojmë drekën në restorantet me kuzhinen tradicionale greke. Pasdite e lirë. Darka në sugjerimin e guidës në restorantet apo tavernat greke.

Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel, vizitojmë Sheshin Sintagma, Parlamentin, Galerinë Kombetare, Parkun Zappion, Stadiumin Olimpik. Në mesditë nisemi drejt Portit të Pireut ku pas vizitës në qytet, ju sugjerojmë dreken në tavernat buzë detit. Pasdite e lirë. Darka në sugjerimin e guidës në restorantet apo tavernat greke.

Dita e Katërt
Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt Tiranës. Ndalesë në Janinë ku do të vizitojmë Kalanë, Liqenin e Janinës, Kullën e Sahatit. Dreka në Janinë. Kalimi i kufirit në pikën doganore të Kakaviës. Mberritja në Tiranë rreth orës 22:00.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Në çmim përfshihet:
– Udhëtim me autobus komod
– Akomodimi ne hotel 3* për dy netë me mëngjes
– Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit


Nuk Përfshihen

Në çmim nuk përfshihet:
– Drekat dhe Darkat
– Hyrjet neper monumente dhe muzeume

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


Transport

Udhetimi me autobus / m / Tur ne Athine 3 dite. Nisje ne 27 Prill, Cmimi 119€/personi.