Tur ne Beograd

+355 4 2 420 892

Tur ne Beograd

Tur ne Beograd Serbi 3 dite: Paketa turistike grup me autobus, guide, hotel, transferte, mengjeset dhe shetitjet e perfshira.
Per person 89

Programi

Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...

 

Nisje ne ► 26 Maj

Beograd 26 Maj, 3 ditë, €89 Hotel 3* (me mengjes + darke)

Beni kerkese KETU..

Dita 1:
Ora 04:00, nisja nga Tirana me autobus drejt pikës kufitare të Hani i Hotit.

Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Podgorices e më pas të pikës kufitare Bjelopolje që lidh Malin e Zi me Serbine, pas hyrjes në Serbi i drejtohemi qytetit të parë të Serbise, qyteti i Zllatiborit ose “Qyteti i Artë” per nje ndalese te shkurter per dreken dhe vazhdojmë rrugën për në qendrën administrative të Serbise Beograd, ne darke. Akomodimi ne hotel.

Dita 2:
Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:

  • në Kalanë e madhe Kalemegdan;
  • Beogradin e ri;
  • uren e re Ada mbi lumin Danub;
  • Rrugen e Shkodraneve;
  • pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;
  • si dhe ndertesa te tjera muzeale.

Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB.

Dita 3:
Mëngjesi ne hotel dhe pastaj marrim rrugën e kthimit për në Atdhe, duke bërë pushime të shkurtëra kafeje. Rruga e kthimit do te jete nga Prishtina.

Shënim

  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €120.
  • Zbritja për transport individual është €20.

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur;
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Përfshihen

Në cmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.
  • Akomodimi ne hotel me 3* – 89€
  • Akomodimi në hotel 4* mëngjes dhe darkë – 95€
  • Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.

 


Nuk Përfshihen

Në cmim nuk përfshihet

  • Drekat në të gjitha ditët.
  • Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

Transport

Transporti eshte me autobus / k Beograd 26 Maj, 3 ditë, €89 Hotel 3* (me mengjes + darke)

Beni kerkese KETU..