Tur ne Dubrovnik

+355 4 2 420 892

Tur ne Dubrovnik

Tur ne Budva dhe Dubrovnik. Transporti me autobus, akomodim 2 nete ne hotel me mengjes dhe darke.
Per person 89

Programi

Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...

 

Nisje ne ► 26 Maj

Budva dhe Dubrovnik 26 Maj, 3 dite, €89

Beni kerkese KETU..

Dita e parë : 

Nisja në oren 08:00 me autobus, prane Korpusit, sheshi “Nene Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit drejt Malit të Zi. Ndalesë e shkurte ne Tivarit (Bari) ku mendohet te konsumohet dhe dreka. Pas vizites ne Tivar, nisemi per Budva. Sistemimi ne hotel ne Budva. Kohe e lire. Darka ne hotel.

Dita e dytë : 

Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Dubrovnikut, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar do vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Pas vizitës, kthimi në Budva. Mberritja ne hotel dhe darka. Mbremje e lire ose argetim duke shijuar jeten e nates ne Budva.

Dita e tretë : 

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizite e qytetit deri ne 14.00. Nisja per ne Tirane. Ndalese per fotografi ne Shen Stefan(rreth 10 min). Mberritja ne Tirane rreth ora 21.00.

*Personi ne dhome teke paguan 119 euro.

Cmimi per femijet:
0-2 vjec falas
2-12 vjec 69 euro
mbi 12 vjec pagese te plote

Shënim

  • Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.
  • Zbritja për transport individual është €20.

KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.


Përfshihen

Në cmim përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel Regina Elena 3*, ne qender te qytetit, për 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Nuk Përfshihen

Në cmim nuk përfshihen:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Per rezervim shtypni KETU..


Transport

Transporti me autobus / k Budva dhe Dubrovnik 26 Maj, 3 dite, €89