Tur ne Prage dhe Vjene

+355 4 2 420 892

Tur ne Prage dhe Vjene

Tur ne Prage me autobus, Vizitohet Europa Lindore: Split Zagreb Grac Viena Prage Karlovy Vary Bratislave Zadar, Nisje 22 Dhjetor, gjashte dite - €249/personi
Per person 249

Programi

Tur ne Prage me autobus, Vizitohet Europa Lindore: Split Zagreb Grac Viena Prage Karlovy Vary Bratislave Zadar

Nisje 22 Dhjetor, gjashte dite - €249/personi

Beni kerkese KETU..

Dita e Parë : Tirane – Split – Zagreb

Nisja në oren 03:00 nga Tirana tek Stadiumi Dinamo. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, ndalese e shkruter tek Ura Franjo Tujman. Nisemi drejt Splitit ku do te vizitojme Ish Residencen e Perandorit Romak Dioklitit, shetitoren e qytetit Riva etj. Vazhdon udhëtimi për në Zagreb. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.

Dita e Dytë: Zagreb – Graz – Viene

Mëngjesi në Hotel. Vazhdojme turin ku vizitohet kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij si lagja Kaptol ku gjendet Katedralja e Zagrebit, Sheshin Ban Jelacic etj. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalese e shkurter ne qytetin e Gracit ku do te vizitojme Operen e Gracit, Parlamentin e Landit te Styrias, Rathouse, Galeria e Arteve te Bukura, Platforma Murinsel etj. Vazhdojme udhetimin drejt Vienes. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.

Dita e Tretë: Viene – Prage

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Belvedere , Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja per ne Pragë. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel ne Prage.

Dita e Katërt : Prage – Karlovyvary

Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Karlovy Varyt qyteti me i famshem per Ujrat Termale ne Europe. Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t ne sheshin kryesor te qytetit. Kthehemi serisht ne Prage ku do te vizitojme Keshtjella e Prages, Katedralja e Shen Vitos, Pallati Mbreteror Bohemia, Ora Astronomike, Rruga e Florinjte,Sheshi i ri i qytetit Vaslav, Pallati Presidencial, Lagjia e Vogel Malastrana si dhe Uren e Karlit IV. Pasdite kohe e lire per shoping ne Qendren Tregtare me te madhe te qytetit. Akomodimi ne hotel ne Prage.

Dita e Pestë : Prage – Bratislave – Zagreb

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Bratislaves. Vizite e shkurter ne Kalane e Bratislaves e cila na ofron mundesine e nje pamje fantastike te qytetit nga siper. Nisemi drejt Zagrebit. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.

Dita e Gjashte : Zagreb – Zadar – Tirane

Mëngjesi ne Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Zadarit ku do te vizitojme Sheshin e Ri te qytetit dhe Sheshin e Vjeter te Stilit Romak, Tingujt e Valeve te Detit dhe Platforma Diellore. Nisja drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne darke.


Përfshihen

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotele 3* – 4*
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

  • Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
  • Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
  • Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Transport

Transporti me autobus / m  / Tur ne Prage dhe Viene Nisje 22 Dhjetor, gjashte dite - €249/personi

Beni kerkese KETU..


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...