Tur ne Selanik Stamboll Sofje

+355 4 2 420 892

Tur ne Selanik Stamboll Sofje

Tur ne Selanik, Stamboll dhe Sofje. Nisje ne 8 Maj, 5 ditë €139/personi
Per person 139

Programi

Udhëtim 5 ditor në Selanik Stamboll Sofje 139 Euro

Data te tjera nisje:

  • 8 – 12 Maj
  • 22 – 26 Maj

PROGARMI:

Dita e Parë:Nisja nga Tirana në oren 03:00 të mëngjesit. Udhëtimi me autobus vazhdon drejt Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në hotel, darka e lirë.

Dita e Dytë:Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi për vizitë panoramike të qytetit të Selanikut ku vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, Zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në hotel.

Dita e Tretë:Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahçe, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, Kodra e të Dashuruarve). Mbasdite e lirë.

Dita e Katërt:Mëngjesi në hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite nisemi për në Sofje. Mbrritja në Sofje, sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Pestë:Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.


Përfshihen

Në çmim përfshihet:

  • Udhëtimi me autobus vajtje ardhje
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Nuk Përfshihen

Në çmim nuk përfshihet:

  • Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Cmime të përafërta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shën Sofisë 10 Euro, Çisterna 5 Euro, Shetitja me Anije 5 Euro, Akuariumi 12 Euro, Muzeu i Luftes 2 Euro)


Transport

Transporti me autobus komod / m/ Stamboll – Selanik – Sofje, Nisje ne 8 Maj, 5 ditë €139/personi

Beni kerkese KETU..


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...