Tur ne Valbone

+355 4 2 420 892

Tur ne Valbone

Tur ne Valbone: Pushime fundjave me guide ku vizitohen Vau i Dejes, Liqeni Koman, Parku kombetar i Valbones, Gjakova, dhe Prizren, Kosove.
Per person 59

Programi

Tur ne Valbone: Pushime fundjave me guide ku vizitohen Vau i Dejes, Liqeni Koman, Parku kombetar i Valbones, Gjakova, dhe Prizren, Kosove

€59 - Cdo fundjave: Transport, hotel, guide, mengjesi, darka ne hotel te perfshira.

Beni kerkese KETU...

Ne Guiden tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, ushqimi Mengjezi -Dreka dhe Darka, fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone, shoqeruar nga guida jone e cilado iu flas mbi zonen dhe historise e saj.

Dita e pare
*Nisja ne oren 07:00 te mengjesit nga Tirana ku do takoheni me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve, qe i ka dhuruar Nena -Natyres Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi marinar te tragetit Koman – Fierze.
*Lundrimi i cili zgjat 2 ore : 30 minuta mbi 2 liqenet, duke pershkruar liqenin qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze e radhes do te jete ne Kanioni e Valbones, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju, do konsumojme gjithashtu edhe dreken e pergatitur nga amvisat me produke fshati dhe tradicionale te zones, ku baza do te jete mishi qingjit ne sac ose hell.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash.
*Pasdite do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones.  Pas kesaj, do te kthehemi tek hoteli, ku nen shoqerine e cajit te malit do te bejme adetin tone, tradicionalja “mbledhja e shtabit”  .
*Darka do të shijohet përsëri në restorantin e hotelit, peshk ne trofte ose mish qingji, fli, etj e organizuar me muzike.

Dita e dyte
*Pas mengjesit rreth ores 9:30 do te largohemi nga hoteli.
*Rruges do të vizitojmë liqenin e Xhemës, Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones.
*Kthimi do te realizohet nga Kosove, ku i drejtohemi qyteti te Gjakoves. Ndalese per vizite ne Gjakove ne carshine e vjeter.
*Me pas vazhdimi i udhetimit per ne qytetin e Prizren, ne qytetin “muze” te Kosoves.
Ndalese per dreke, ku sugjerimet e guides tona nuk do te mungojne. Me pas tur i qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj.
*Ne kthim ndalese ne qender tregtare ne periferi te Prizrenit, per pak shopping (opsionale sipas deshires se grupit)
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.

► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel “Fusha e Gjes”

► Nisja do të bëhet në orën 07:00 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut Kombetar)

► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta  ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Kepuce per ecje ne Mal
3) Nje xhakete e trashe dhe bluze me menge te gjata per ne mbremje.


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...


Përfshihen

Ne cmim 59 euro përfshihen:

• Transporti: Tirane – Valbone – Gjakove – Prizren – Tirane
• Bileta e tragetit Koman – Fierze
• Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes (cdo dhome me banjo personale)
•  Dreka dhe Darka e dites se pare me gatime tradicionale te Valbones
• Mengjes fshati diten e dyte ne Valbone
• Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit


Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte ne Prizren
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike gjate drekes dhe darkes


Transport

Transport me minibus ose autobus / a

Beni kerkese KETU...