Tur ne Vjene Budapest Beograd

+355 4 2 420 892

Tur ne Vjene Budapest Beograd

Tur ne Vjene, Budapest, Beograd, program turistik me guide shoqerues, hotel, vizita, transferta, mengjeset te perfshira. 199 Euro/personi 4 nete / 5 dite Nisjet: 25 - 29 Nentor
Per person 199

Programi

Tur ne Vjene, Budapest, Beograd, program turistik me guide shoqerues, hotel, vizita, transferta, mengjeset te perfshira.

199 Euro/Personi 4 nete / 5 dite Nisjet 25 - 29 Nentor

Beni kerkese KETU..

Dita e Parë: Tirane – Zagreb

Nisja në oren 05:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Zagreb – Graz – Viene

Mëngjesi në Hotel. Vizite per rreth 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Viene – Budapest

Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt: Budapest – Beograd

Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Pestë:

Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.


Përfshihen

Në cmim 199 Euro përfshihen:

* Udhetim me autobus komod.
* Akomodim në hotel
* Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
* Shoqërues shqiptar gjatë udhetimit

Beni kerkese KETU..


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
* Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
* Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
* Siguracioni i jetes ne udhetim

#SHENIM

  • Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
  • Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
  • Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Transport

Transport me avion dhe autobus / m / Vjenë dhe Budapest 199 Euro 4 nete / 5 dite Nisje 25 - 29 Nentor

Beni kerkese KETU..


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...