Udhetim ne Valbone 2 dite

+355 4 2 420 892

Udhetim ne Valbone 2 dite

Udhetim ne Valbone 2 dite. Nisje cdo te shtune duke filluar nga 2 Maj, Cmimi €75/personi.
Per person 75

Programi

PROGRAMI:

Dita 1: Tiranë – Liqeni i Komanit – Bajram Curri – Valbonë

✿ Nisja behet nga Tirana në orën 05:00 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”. (Nisemi herët për të mbërritur në orarin e nisjes për tragetin në Koman që bëhet në orën 09:00);
✿ Mbërritja në Koman;
✿ Lundrim me traget në Liqenin e Komanit për 2 orë e 30 minuta;
✿ Mbërritja në Fierzë dhe nisja për në Valbone;
✿ Ndalesë në Bajram Curri per kafe dhe pushim;
✿ Mbërritja në Valbonë;
✿ Dreka në Valbonë me gatimet e zonës së Valbonës dhe Tropojës;
✿ Kohë për pushim;
✿ Shëtitje ne Luginën e Valbonës;
✿ Vizitë tek Liqeni i Xhems;
✿ Darka në Valbonë me gatime tradicionale.
 

Dita 2: Rrethi i Jubanit – Prizren – Tiranë

✿ Mëngjesi në Valbonë;
✿ Ecje/shetitje në shtegun për tek “Rrethi i Jubanit”;
✿ Kohë për pushim tek Rrethi i Jubanit nga ku mund të shihet e gjithë lugina;
✿ Dreka në Valbonë;
✿ Kthimi nga Kosova;
✿ Ndalesë në Prizren;
✿ Vizite tek Lidhja e Prizrenit, pazari i qytetit;
✿ Kthimi në Tiranë rreth ores 21:30.

harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Ne cmim perfshihet:

  • Transporti sipas programit 
  • Akomodimi 1 natë në bujtinë (Guest’house) 
  • Darka e dites se pare
  • Mengjes i dites se dyte
  • 2 Dreka 
  • Guida shoqëruese 
  • Bileta e Tragetit 
  • Bileta tek Lidhja e Prizrenit

Çfare duhet te kemi me vete:

  • Kepuce per ecje ne Mal
  • Nje xhakete e trashe dhe bluze me menge te gjata per ne mbremje
  • Aparat fotografik per te memorizuar momentet.
  • Çante shpine te vogel.
  • Nje shishe boshe 0,5 L, per te mbushur uje here pas here neper burime.
  • Nje fytyre plot buzeqeshje :)

———————————————–
► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në bujtinë (Guest’house)

► Nisja do të bëhet në orën orën 05:00 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”.

—————————————————


Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihet:
1) Gjithshka qe nuk eshte permendur ne program.
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve


BËNI KËRKESË KËTU..


Transport

Transport me minibus ose autobus / D. / cdo fundjave duke filluar nga 2 Maj - Cmimi €75/person

Per kalendarin e plote te tureve shtypni KËTU..