
Ski në Bogë 2 Ditë, Fillon nga 49 EUR Personi
Datat e programit:
►JANAR: 28-29
►SHKURT: 4-5, 11-12, 18-19, 25-26.
- -HOTEL KARAGAQ 4* BB €49/person (Opsionale HB €12/Personi, paguhet ne nisje te guida.)
- -HOTEL DUKAGJINI 5* BB €59/person (Opsionale HB €12/Personi, paguhet ne nisje te guida.)
- *Shpjegim!
- *BB = Me Mëngjes.
- *HB = Me Mëngjes + Darkë. (pa pije)
Çmimi përfshin:
- Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
- Mëngjesi
- Perdorimi i pishinës dimërore për hotel Dukagjini
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
Në çmim nuk përfshihen:
- Bileta e teleferikut
- Darka (opsionale +10 EUR)
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Pajisjet e skive
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Dita e parë
► Nisja nga Tirana ne oren 06:30 .
► Nisja nga Durresi ne oren 05:45 .(Pagese extra 5 euro/personi)
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhet minimalisht 9 persona pjesemarres NGA TOTAL AUTOBUSI )
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi per ne qytetin e Prizrenit . Vizite ne qender te Prizrenit dhe ne shetitoren buze lumit .Me pas ne drejtim te Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Vazhdojme vizitat për në Grykën e Rugovës ku do të keni mundësinë të prekim natyrën mbresëlënëse (Sipas kohes kryerja e Zip Line opsionale). Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën . Mepas kryejmë akomodimin tek hotelet perkatese. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar sherbimet trajtuese te hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër per hotelin qe e disponon. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj.
Darka në hotel dhe pas saj guida shoqëruese ju sugjeron disa vende me muzikë ku mund të kaloni mbrëmjen.
Dita e dytë
Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te zones se Rugoves dhe fshatit turistik te Boges. Qendrim i lire per te shijuar kafen e mengjesit ne natyren e bardhe te Boges apo edhe per te shfrytezuar pisten e skive deri ne oret e pasdites. Mund te merrni asistence dhe sugjerime nga shoqeruesi yne per perdorimin e skive. Vazhdimi i udhetimit per ne kthim ne Tirane pasdite me ndalesa per kafe gjate rruges . Mberritje ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone.
POLITIKAT E FËMIJËVE:
- 0-2.99 VJEC PA PAGESE
- 3-6.99 VJEC NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE