Tur në Vermosh Tamarë Plavë 2 Ditë
Vizitohen Lëpushë, Vermosh, Tamarë, Plavë, Guci, Vuthaj, 2 Ditë
Datat: 20-21 & 27-28 Prill
€79 personi
- Akomodimi në Bujtinë
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Mbremje Festive
- Mëngjesi dhe darka
- Transporti me automjet komod
- Dreka
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Taksa lokale 1 EUR/person/natë
Programi:
►Dita e Parë :
►Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:45. (pagese extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)
Ndalesa gjate rruges, nje ne aksin rrugor Lezhe – Shkoder per te pire kafen e mengjesit.
Ndalese ne Ballkonin Leqet e Hotit ku shijojme pamjen e mrekullueshme qe na rrethon ne te katerta anet.
Mberritje ne Lepushe, ne dreke.
Me pas i drejtohemi Ujvares se Lepushes (rreth 45 minuta ecje malore vajtje - ardhje)
(Shenim per personat qe nuk duan te bejne ecjen mundet te qendrojne tek bujtina, shetitje aty prane ose kohe e lire).Pas Lepushes vizitojme qendren e fshatit te Vermoshit dhe kishen e tij . Me pas nisemi per ne Plavë duke kaluar doganen ''Bashkimi'' dhe vizitojme Liqenin e Plavës.
Mberrijme ne Guci dhe akomodohemi ne hotel Rosi ose Eko Katun Rosi. Vjen koha e darkes, shijojme ushqimin ne tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale te zones. Mbremje festive.
►Dita e Dytë :
Konsumimi i mengjesit ne hotel mes ajrit te paster dhe gjelberimit perreth, duke shijuar gjithe natyren fantastike te trevave Shqiptare ne Malin e Zi.
Me pas nisemi per ne fshatin Vuthaj ku do te bejme vizite ne Krojet e Ali Pashe Gucise dhe ne Syrin e Kalter te Skafkacit sebashku me Ujvaren GËRLA . I drejtohemi pikes doganore " Bashkimi "dhe mberrijme ne Tamare per konsumimin e drekes . Kthehemi per ne Tirane me nje ndalese te shkurter gjate rruges. Mberritja ne Tirane rreth ores 21:00 - 22:00.
Fundi i sherbimit tone!
►Sugjerohet te keni me vete :
Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .
MOS HARRONI DUHET TE MERRNI ME VETE EDHE KARTAT E ID OSE PASHAPORTEN
►Info mbi destinacionin :
Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh. Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe Eposi i Kreshnikёve etj..
Fundi i sherbimit tone!
►Kujdes: Duhet të jeni të pajisur me Letërnjoftim ose Pasaportë gjatë udhëtimit!
POLITIKAT E FEMIJEVE
Në rastin kur një fëmije akomodohet në një dhomë me 2 te rritur aplikohet ulja si më poshte:
- 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-5.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 6 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR