Tur në Barcelonë Plazh në Costa Brava 8 Ditë
PROGRAMI:
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 12.25. Mbrritja në Barcelonë në orën 15.05. Transferimi në Hotel. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh, Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për në Plazh. Drekë. Pasdite, vonë Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 23.15. Mbrritja në Tiranë në orën 01.50.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Fjetje 7 Net, Mëngjes dhe Darkë në Hotel.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.
Bileta per Te hyre Ne Manastirin e Montserrat kushton 21 euro.
Bileta per Familjen Sagrada kushton 40 euro.
Bileta per te vizituar Parkun Guell kushton 11 euro.
Bileta per te vizituar Stadiumin Camp Nou eshte me kerkes dhe vlera varet nga dita qe deshironi te rezervoni. Biletat e Stadiumit behen gjithmon ne sportel me asistencen e guides.
Fjetje për Grupet me Nisje më 4, 11, 18 Qershor, në Hotel htop Olympic Callella, Costa Brava
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).