Inkl. Steuern.
Versand wird beim Checkout berechnet
PROGRAMI ME 2 DITE/1 NATE
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Vjenë. Nisja më 08.20 - Mbrritje në Vjenë më 10.00. Transfertë në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 16.20 - Mbrritje në Tiranë në 18:00.
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). (Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk janë përfshirë: Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. Hyrjet në monumente dhe muzeume. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.