Ir directamente a la información del producto
1 de 14

Udhëtim në Cote D'Azur 4 Ditë

Udhëtim në Cote D'Azur 4 Ditë

Precio habitual €399,00 EUR
Precio habitual Precio de oferta €399,00 EUR
Oferta Agotado
Impuestos incluidos. Los gastos de envío se calculan en la pantalla de pago.

Udhëtim në Cote D'Azur 4 Ditë

PROGRAMI

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 20.25. Mbrritja në Nisë në orën 22.35. Transferimi për në Nisë.  Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel. 

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel.
- Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.. 
- Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. 
- Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake. 
- Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. 
- Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës 
- Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. 
- Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh. 
- Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh. 
- Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 21:15. Mbrritja në Tiranë në orën 23:10.

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Tretë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -  Nisë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.


Hotelet perkatese per turin e dates  21-24 Mars 
Nice - Hotel Interlaken Nice Centre 
Marseille - Ibis Saint Maximin La Baume 

Ver todos los detalles

Booking Instructions

To view total price scroll down to the Price table.

Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

Please contact our support team if you need assistance WhatsApp

Tu carrito
Variante Total de variantes Cantidad Precio Total de variantes
Udhëtim në Cote D'Azur 4 Ditë
Nisja 21 Mars
Nisja 21 Mars
€399,00/unidad
€0,00
€399,00/unidad €0,00