Ir directamente a la información del producto
1 de 13

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

Precio habitual €379,00 EUR
Precio habitual Precio de oferta €379,00 EUR
Oferta Agotado
Impuestos incluidos. Los gastos de envío se calculan en la pantalla de pago.

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

PROGRAMI

    Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 13.35. Mbrritja në 15.40. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.

    Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 12.00 dhe Mbrritja në Tiranë më 13.50.

    Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Krakovë - Tiranë.
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
    4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

    Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

    OPSIONALE 

    Hyrje ne Muzeun e Auschwitz dhe Birkenau ( 40 €/person)

    Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka ( 35 €/person)

    Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

    Ver todos los detalles

    Booking Instructions

    To view total price scroll down to the Price table.

    Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

    If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

    In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

    Please contact our support team if you need assistance WhatsApp

    Tu carrito
    Variante Total de variantes Cantidad Precio Total de variantes
    Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë
    Nisja 20 Prill
    Nisja 20 Prill
    €379,00/unidad
    €0,00
    €379,00/unidad €0,00