Si te mos humbasesh avionin!

2% - 8% shanse qe te humbesh avioni! - Mos u bej statistike! 

Sipas statistikave te kompanive ajrore, cdo here qe udhetoni shanset qe te humbin fluturimin jane deri ne 8%. Aq te sigurta jane kompanite ajrore sa ne dite fluksesh, ne vartesi te destinacionit shesin bileta avioni 2% - 8% me shume se kapaciteti qe kane. Ne keto raste kompanite ofrojne te shtyjne ne fluturimin e rradhes ose te kompesojne financiarisht, si dhe akomodim hoteli nese jeni jashte zones se banimit. 

Si mund ta evitoni kete situate? - Ja disa hapa te thjeshte, praktike dhe shume efikase.

  1. Cdo here para se te niseni sigurohuni qe i keni te gjitha dokumentat e udhetimit me vete
  2. Sigurohuni qe dokumentat e udhetimit jane te vlefshme per te gjithe udhetimin + 3 deri ne 6 muaj vlefshmeri ne vartesi te vendit ku shkoni
  3. Sigurohuni te niseni heret mjaftueshem ku te keni 2 deri ne 2.5 ore kohe ne aeroport per check in.
  4. Udhetimet me Paketa Turistike eshte e mira ti siguroni me nje nga kompanite e sigurimit si dhe te beni siguracion shendeti ne udhetim per vete.
  5. Per udhetimet qe ndikohen nga rregullat e pandemise Covid 19 sigurohuni qe keni informaicon te plote, te qarte para se te niseni, si dhe te keni dokumentacionin e sakte qe kerkon shteti prites.

Ndiqni keto hapa per cdo udhetim jashte shtetit dhe shanset qe te humbni avionin reduktohen ne pothuajse 0%.