Skip to product information
1 of 9

Plazh në Lefkada, 6 Ditë!

Plazh në Lefkada, 6 Ditë!

Regular price €99,00 EUR
Regular price Sale price €99,00 EUR
Sale Sold out
Taxes included. Shipping calculated at checkout.
Add Total Nr of People Here
Price per 1 person
Total Group Price

PLAZH NË LEFKADA 2026 – 6 DITË | Nga €219

Pushime verore në brigjet magjepsëse të detit Jon! Ky udhëtim 6-ditor në Lefkadë, me ndalesa në Pargë dhe Prevezë, kombinon plazhe ikonike, relaks, argëtim dhe eksperienca detare unike. Një paketë ideale për pushime pa stres, me kohë të lirë, shëtitje, Boat Party dhe plazhe nga më të bukurat e Greqisë — Lefkada ju pret ta përjetoni nga afër.

Qytetet Lefkadë – Pargë – Prevezë

EARLY BOOKING 2026 - Rezervimet deri më 30 Mars 2026

Çmimi Përfshin

  • Akomodim 5 netë në hotelet përkatëse
  • Përdorim i pishinës së jashtme
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Transport me automjet komod
  • Vaktet sipas hoteleve përkatëse

Çmimi Nuk Përfshin

  • Hyrjet në monumente dhe muze
  • Drekat dhe pijet gjatë vakteve
  • Lundrim me anije: €35/person
  • Party darke në anije: €20/person (hyrja + 1 pije falas)
  • Siguracioni shëndetësor i udhëtimit
  • Taksa lokale hoteli 3★: €5/dhomë/natë

Itinerari

Dita e Parë – Udhëtimi & Pargë – Lefkadë

Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00.
Nisja nga Durrësi në orën 04:55.

Nisja nga Tirana dhe ndalesa të shkurtra gjatë rrugës drejt kufirit të Qafë Botës.
Pas kalimit në territorin grek, ndalesa e parë bëhet në qytetin turistik të Pargës, të ndërtuar në shpat mali dhe buzë detit, ku do të konsumohet edhe dreka. Kohëzgjatja e vizitës: rreth 3 orë.
Shëtitje e lirë në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit.

Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkadës.
Akomodimi në hotel dhe darkë në hotelin përkatës.

Dita e Dytë – Lundrim me Anije (Opsional)

Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt qendrës më të famshme turistike të ishullit, Nidri.
Në orën 09:45 nis lundrimi me anije për një ditë plot ngjyra deti.

Vizitohen bregdetet me famë botërore të Lefkadës: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Skorpios dhe Shpella e Papanikolis.
Vizitë dhe ndalesë rreth 1 orë në Kefaloni dhe në ishullin e Itakës.
Gjatë ditës realizohen 3–4 ndalesa për plazh.

Lundrimi është opsional, me kosto €35/person, dhe përfundon rreth orës 18:00.
Kthimi në hotel, darkë në hotel dhe kohë e lirë në qendrën e ishullit.

Dita e Tretë – Plazhi Kathisma & Boat Party

Pas mëngjesit, nisemi për në plazhin Kathisma, një nga plazhet më të bukura të Lefkadës.
Më pas vizitojmë qendrën e ishullit deri në pasdite.
(Transferta Kathisma – Qendra e Ishullit është e përfshirë në çmim).

Pas plazhit, kthim në hotel dhe darkë në hotel.
Pas darkës, përgatitje për Boat Party (opsionale) me kosto €20/person + 1 pije falas.

Nisim lundrimin për Boat Party, ku atmosfera në anije bëhet elektrizuese me DJ, ndriçim special dhe fishekzjarre, duke krijuar një super ambient argëtues deri pas mesnate.

Dita e Katërt – Plazh në Prevezë

Pas mëngjesit, nisemi për plazh në Prevezë, ku do të qëndrojmë për relaks deri në pasdite.
(Transferta me autobus: €10/person – pagesë ekstra).

Pas plazhit, kthim në hotel për pushim dhe darkë në hotel.

📌 Udhëtimi për në Prevezë realizohet vetëm nëse plotësohet minimumi 50% i pjesëmarrësve të grupit.

Dita e Pestë – Ditë e Lirë

Qëndrim i lirë në ambientet e hoteleve përkatëse.
Opsionale: Plazh në Kathisma, me kosto €10/person.

Dita e Gjashtë – Prevezë & Kthimi

Pas mëngjesit, nisemi drejt Prevezës, ku do të kemi kohë të lirë për plazh deri në orën 15:00.
Më pas nisim udhëtimin e kthimit drejt Tiranës, me një ndalesë të shkurtër pushimi gjatë rrugës.

Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

*Shënim i Rëndësishëm: Personat që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në udhëtimet opsionale mund të shfrytëzojnë facilitetet e hotelit (pishinë dhe plazhet pranë tij).

Politikat e Fëmijëve

Në rast se fëmija akomodohet në një dhomë me dy të rritur, aplikohen këto kushte:

  • 1 fëmijë 0–2.99 vjeç: Falas
  • Fëmijë 3–10.99 vjeç: 50% zbritje
  • Mbi 11 vjeç: Paguajnë si të rritur

Shënime Shtesë

  • Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë

Informacione për Hotelet

Hotel Sunrise 3★

I ndodhur në Nikiana, 12 km nga qyteti i Lefkadës dhe vetëm 4 km nga Nidri, Hotel Sunrise përbëhet nga 24 dhoma, 4 Junior Suite dhe 2 apartamente, të gjitha me ballkone private dhe pamje nga deti.

Hoteli është i pozicionuar mbi një kodër të spikatur me pamje panoramike mbi gjire piktoreske.
Pishina e jashtme është me Infinite View.
Ju garantohet një pritje e ngrohtë dhe miqësore për një pushim relaksues dhe të paharrueshëm.

Në afërsi të hotelit, nën sugjerimet e guidës, mund të eksploroni plazhe të virgjëra që arrihen me 15–20 minuta ecje.

  • Ajër i kondicionuar – Free
  • Wi-Fi – Free
  • Parkim – Free

🔗 https://www.sunrise-lefkada.com/

Hotel Tesoro 3★ Superior

Hotel Tesoro ndodhet vetëm 150 m nga deti, në Nikiana. I ndërtuar me dru dhe gur, hoteli ndërthur traditën me modernen, luksin me mikpritjen dhe ofron një arkitekturë unike në harmoni me natyrën.

Hoteli disponon 35 dhoma, të shpërndara në 6 bungalot, të ndërtuara në formë amfiteatrale rreth pishinës qendrore, të gjitha me pamje nga deti, kopsht privat, ballkon ose verandë.

Facilitete:

  • Pishinë e jashtme
  • Dy bare
  • Restorant & kafene
  • Shërbim mjekësor në rast urgjence
  • Makina ose varkë me qira
  • Në afërsi të hotelit, sipas sugjerimeve të guidës, mund të eksploroni plazhe të virgjëra me ecje 15–20 minuta.
  • Ajër i kondicionuar – Free
  • Parkim – Free

🔗 https://www.hoteltesoro.gr/

View Prices - Shikoni Çmimet!

🌟 EARLY BOOKING 2026 – DATAT & ÇMIMET

Çmimet janë për 1 person - minimumi 2 persona për rezervim!

📅 Qershor 2026

21–26 Qershor / 28 Qershor – 03 Korrik
💰 Hotel Sunrise 3★: €219 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €369 (mëngjes + darkë)

📅 Korrik 2026

05–10 Korrik / 12–17 Korrik
💰 Hotel Sunrise 3★: €269 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €429 (mëngjes + darkë)

19–24 Korrik / 26–31 Korrik
💰 Hotel Sunrise 3★: €289 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €459 (mëngjes + darkë)

📅 Gusht 2026

02–07 Gusht
💰 Hotel Sunrise 3★: €369 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €489 (mëngjes + darkë)

09–14 Gusht / 16–21 Gusht
💰 Hotel Sunrise 3★: €389 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €499 (mëngjes + darkë)

23–28 Gusht
💰 Hotel Sunrise 3★: €359 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €479 (mëngjes + darkë)

📅 Fund Gushti – Shtator 2026

30 Gusht – 04 Shtator
💰 Hotel Sunrise 3★: €299 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €399 (mëngjes + darkë)

06–11 Shtator
💰 Hotel Sunrise 3★: €299 (mëngjes)
💰 Hotel Tesoro 3★ Superior: €399 (mëngjes + darkë)

ℹ️ Informacion i Rëndësishëm

⏳ Çmimet e mësipërme janë të vlefshme deri më 30 Mars 2026

🍽️ Darka për Hotel Sunrise ka kosto shtesë +€100 në total

📍 Për të dy hotelet, darka konsumohet në Hotel Tesoro, i cili ndodhet 500 m larg (ecje në këmbë) nga Hotel Sunrise

Need assistance? - Contact us

Call, Send Email, or Write on WhatsApp to get assistance.

Albanian Eagle Tours.

Address: Bulevardi Gjergj Fishta Nd 26 H3 Njesia Admin 7 Tirana 1001 Albania

Contact phones:

Local support: +355686064077

International support: +19047588448

Email: book@albanianeagletours.com

View full details

Booking Instructions

To view total price scroll down to the Price table.

Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

Please contact our support team if you need assistance WhatsApp