Skip to product information
1 of 17

Riviera Shqiptare 6 Ditë!

Riviera Shqiptare 6 Ditë!

Regular price €99,00 EUR
Regular price Sale price €99,00 EUR
Sale Sold out
Taxes included. Shipping calculated at checkout.
Add Total Nr of People Here
Price per 1 person
Total Group Price

RIVIERA SHQIPTARE – 6 DITË | NGA €189

Një udhëtim veror përgjatë perlave të Jugut të Shqipërisë! Kjo paketë 6-ditore në Rivierën Shqiptare ju çon nga plazhet ikonike të Dhërmiut dhe Ksamilit, te bukuritë e virgjëra të Krorezës dhe Lukovës, panoramat e Sarandës dhe magjia natyrore e Syrit të Kaltër. Pushime, det, relaks dhe eksperienca unike — një itinerar që ju bën të dashuroheni me jugun shqiptar.

Destinacionet: Dhërmi – Sarandë – Ksamil – Krorez – Lukovë – Syri i Kaltër

Çmimi Përfshin

  • Akomodim 5 netë në hotelet përkatëse
  • Mëngjes dhe darkë për Hotel Nertili
  • Mëngjes për ditët e qëndrimit në hotel 3★
  • Shezlongë në plazh për Hotel Nertili
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Transport me automjet komod

Çmimi Nuk Përfshin

  • Hyrjet në monumente dhe muze
  • Pijet gjatë vakteve
  • Biletë hyrjeje në Syrin e Kaltër: 50 lekë/person
  • Drekat
  • Kalaja e Lëkurësit: ekstra €5/person
  • Lundrim me anije: €30/person
  • Plazh në Lukovë: ekstra €10/person

Itinerari

Dita e Parë – Tiranë – Dhërmi – Sarandë

Nisja nga Tirana në orën 06:00.
Nisja nga Durrësi në orën 06:30.

Vazhdimi i udhëtimit drejt Dhërmiut, me ndalesë në Vlorë për kafe. Më pas vazhdojmë drejt Dhërmiut për plazh. Pas qëndrimit në plazh, nisemi drejt qytetit të Sarandës.

Akomodimi në hotel në mbrëmje. Darka në hotel.
Pas darkës, shëtitje e lirë në bulevardin buzë detit të Sarandës.

Dita e Dytë – Lundrim me Skaf (Krorez – Kakome – Greminë – Plazhi i Ushtarit – Gjiri i Rrojdhes)

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi drejt portit kryesor të Sarandës dhe fillojmë lundrimin me skaf.

Gjatë këtij lundrimi fantastik ndalesat realizohen në: Plazhin e Krorezës, Kakome, Plazhin e Ushtarit dhe Gjirin e Rrojdhes.
Kthimi në port rreth orës 16:00.

Lundrimi ka kosto €30/person. Personat që nuk dëshirojnë të marrin pjesë mund të qëndrojnë për plazh në Sarandë.
Darka konsumohet në hotel.

Dita e Tretë – Plazh në Ksamil

Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt plazheve të Ksamilit.

Qëndrim në plazh deri në pasdite.
Pas plazhit, kthim në hotel dhe darkë në hotel.

Dita e Katërt – Plazh në Lukovë

Pas mëngjesit në hotel, së bashku me shoqëruesin, nisemi për plazh në Lukovë.
Kosto ekstra: €10/person.
Numri minimal i pjesëmarrësve: 10 persona.

Qëndrim në plazh deri në pasdite.
Në mbrëmje, mundësi për konsumimin e darkës dhe kohë e lirë për të shijuar jetën e natës në Sarandë.

Dita e Pestë – Sarandë – Kalaja e Lëkurësit

Qëndrim në plazh deri në pasdite.
Pasdite vizitë në Kalanë e Lëkurësit, për të shijuar panoramën mbresëlënëse të Sarandës të ndriçuar nga dritat e mbrëmjes.

Kosto ekstra: €5/person.
Numri minimal i pjesëmarrësve: 10 persona.

Dita e Gjashtë – Sarandë – Syri i Kaltër – Kthimi

Mëngjesi në hotel.
Qëndrim për plazh në Sarandë deri në mesditë.

Më pas nisemi drejt Syrit të Kaltër.

⚠ Për të arritur te Syri i Kaltër nevojitet ecje rreth 1.5 km në këmbë.

Pas vizitës, vazhdojmë udhëtimin e kthimit me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë.

Politikat e Fëmijëve

  • 0–2.99 vjeç: Falas
  • 3–9.99 vjeç, nëse akomodohet në krevat me dy të rritur: 50% zbritje
  • Mbi 10 vjeç: Paguajnë si të rritur

Shënime të Rëndësishme

  • Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë

Rezervimi i vendeve në autobus:

  • Vendet e para: €15/person
  • Vendet e dyta: €10/person
  • Vendet e treta: €5/person

View Prices - Shikoni Çmimet!

📅 DATAT & ÇMIMET E UDHËTIMEVE (MAJ – SHTATOR)

ℹ️ Informacion i Rëndësishëm
🏨 Hotel Privé 3★: Me mëngjes
🏖️ Hotel Nertili 4★: Mëngjes + Darkë + Plazh Privat
🛏️ Akomodimi kryhet në Standard Room

🌤️ Qershor 2026

21–26 Qershor / 28 Qershor – 03 Korrik
💰 Hotel Privé 3★: €169/person (me mëngjes)
💎 Hotel Nertili 4★: €299/person (mëngjes + darkë + plazh privat)

☀️ Korrik 2026

05–10 Korrik / 12–17 Korrik
💰 Hotel Privé 3★: €179/person (me mëngjes)
💎 Hotel Nertili 4★: €339/person (mëngjes + darkë + plazh privat)

19–24 Korrik / 26–31 Korrik
💰 Hotel Privé 3★: €219/person (me mëngjes)
💎 Hotel Nertili 4★: €369/person (mëngjes + darkë + plazh privat)

🌊 Gusht 2026

02–07 Gusht / 09–14 Gusht / 16–21 Gusht
💰 Hotel Privé 3★: €239/person (me mëngjes)
💎 Hotel Nertili 4★: €389/person (mëngjes + darkë + plazh privat)

23–28 Gusht / 30 Gusht – 04 Shtator
💰 Hotel Privé 3★: €179/person (me mëngjes)
💎 Hotel Nertili 4★: €319/person (mëngjes + darkë + plazh privat)

🍂 Shtator 2026

06–11 Shtator
💰 Hotel Privé 3★: €179/person (me mëngjes)

Need assistance? - Contact us

Call, Send Email, or Write on WhatsApp to get assistance.

Albanian Eagle Tours.

Address: Bulevardi Gjergj Fishta Nd 26 H3 Njesia Admin 7 Tirana 1001 Albania

Contact phones:

Local support: +355686064077

International support: +19047588448

Email: book@albanianeagletours.com

View full details

Booking Instructions

To view total price scroll down to the Price table.

Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

Please contact our support team if you need assistance WhatsApp