Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi 5 Ditë
Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi 5 Ditë
Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi 5 Ditë
PROGRAMI 5 DITE
Dita e Parë:
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 12:55 - Mbrritja në Dubai në orën 20:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
-(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 08:10 - Mbrritja ne Tirane 11:55.
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Përfshihen:
- Një Bagazh 7 kg (55 x 40 x 23 cm).
- Një Bagazh 20kg.
Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel - Vlerësimi në booking 9.1 https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €109 ( nëse nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
Kujdes:
-Opsionale ''Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan në Burj Khalifa" , ju lajmerojme se, klientët duhet të dinë që pas datës 19 Prill, spektakli i shfaqjes së shatërvanit nuk do të jetë në funksion deri në 30 Shtator. Ne do të vazhdojmë të shesim të njëjtën darkë vetëm shfaqje me drita në Burj Khalifa.
Share



















Booking Instructions
To view total price scroll down to the Price table.
Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.
If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.
In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.
Please contact our support team if you need assistance WhatsApp