Skip to product information
1 of 13

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

Regular price €0,00 EUR
Regular price Sale price €0,00 EUR
Sale Sold out
Taxes included. Shipping calculated at checkout.
Add Total Number of People
Price per 1 person
Total Group Price

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov 4 Ditë

PROGRAMI

    Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja në 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Krakovë. Vizitë ne Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.

    Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 13.05 dhe Mbrritja në Tiranë më 14.55.

    Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Krakovë - Tiranë.
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
    4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

    Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

    OPSIONALE:
    Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka (40 €/person)

    Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

    Kujdes:

    1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

    Need assistance? - Contact us

    Call, Send Email, or Write on WhatsApp to get assistance.

    Albanian Eagle Tours.

    Address: Bulevardi Gjergj Fishta Nd 26 H3 Njesia Admin 7 Tirana 1001 Albania

    Contact phones:

    Local support: +355686064077

    International support: +19047588448

    Email: book@albanianeagletours.com

    View full details