Skip to product information
1 of 16

Pushime në Zakynthos 6 Ditë All Inclusive

Pushime në Zakynthos 6 Ditë All Inclusive

Regular price €99,00 EUR
Regular price Sale price €99,00 EUR
Sale Sold out
Taxes included. Shipping calculated at checkout.
Add Total Nr of People Here
Price per 1 person
Total Group Price

PUSHIME NË ZAKYNTHOS – 4, 5 & 6 DITË | NGA €159

Një arratisje verore në ishullin magjepsës të Zakynthos, ku plazhet ikonike, ujërat turkeze dhe eksperiencat detare krijojnë pushime të paharrueshme. Nga panoramat e Navagio Beach te relaksi në Vasilikos, nga lundrimet rreth ishullit te takimi me breshkat Caretta Caretta — ky itinerar ju fton ta përjetoni Zakynthos-in si kurrë më parë.

Informacion i Rëndësishëm për Nisjen

Nisja nga Tirana në orët 19:00, 20:00 ose 22:00, në mbrëmje një ditë para datës së nisjes (në varësi të orarit të tragetit).

Nisja nga Durrësi në mbrëmje, një ditë para datës së nisjes (Stacioni i Trenit dhe Plepat).

Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini: €25/person, paguhet te guida.

Çmimi Përfshin

  • Akomodim 5 netë në hotelet përkatëse
  • Facilitetet sipas çdo hoteli
  • Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
  • Shezlongë në pishinë (sipas disponueshmërisë)
  • Transport me automjet komod
  • Vaktet sipas përzgjedhjes suaj
  • Wi-Fi Free

Çmimi Nuk Përfshin

  • Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini: €25/person
  • Lundrim me anije rreth ishullit: €35/person
  • Ekskursion opsional: Ishulli i Breshkave (Caretta Caretta): €22/person
  • Shëtitje me anije dhe sporte të ndryshme ujore
  • Shezlongë në plazh
  • Sigurim shëndetësor udhëtimi
  • Taksa lokale hoteli 4★: €10/dhomë/natë
  • Taksa lokale Laganas Holiday: €2/dhomë/natë

Itinerari

Dita e Parë – Udhëtimi & Mbërritja në Zakynthos

Nisja nga Tirana dhe Durrësi në mbrëmje, një ditë para datës së nisjes. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi i doganës në pikën kufitare Kakavijë. Pas kalimit të kufirit, përdorim i autostradës IONIAN ROAD (Janinë – Patra), drejt portit të Kyllinit, ku merret trageti për në Zakynthos.

Rreth drekës, mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në hotel. Pushim.
Pas darkës, vizitë në sheshin Solomos.

Dita e Dytë – Navagio Beach (Shipwreck Beach)

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja me anije për rrethqarkullimin e ishullit, me ndalesa në: Shpellën e Delfinave, Fytyra e Poseidonit (e gdhendur në shkëmb), Navagio Beach (plazhi më i famshëm), Shpellat Blu, Shpella Keri, Xygia (plazh kurativ), Porti San Nikola dhe Tsilivi.

Lundrimi përfundon rreth orës 17:00 dhe ka kosto €35/person.
Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Njoftim: Navagio Beach është aktualisht i mbyllur për zbarkim. Ndalesa është panoramike për foto deri në njoftim të dytë. Plazhet e aksesueshme gjatë lundrimit komunikohen nga kapitenaria e anijes.

Dita e Tretë – Vasilikos Beach

Mëngjesi në hotel. Nisje drejt Vasilikos, zonë ideale për plazh dhe sporte ujore.
Qëndrim në plazh deri në pasdite. Kthim në hotel.
Pas darkës, shijim i jetës së natës në taverna dhe klube, sipas dëshirës.

Dita e Katërt – Qëndrim i Lirë

Ditë e lirë për relaks, plazh ose shfrytëzim të faciliteteve të hotelit.

Dita e Pestë – Ishulli i Breshkave (Marathonisi)

Mëngjesi në hotel. Nisje për lundrim drejt Marathonisit, i njohur si Ishulli i Breshkave, për të parë Caretta Caretta (simboli i Zakynthos-it). Mundësi për plazh gjatë vizitës.

Kosto e lundrimit: €22/person.
Kthim në hotel dhe pasdite e lirë.

Dita e Gjashtë – Zakynthos – Tiranë

Mëngjesi në hotel. Nisje drejt Shqipërisë përmes IONIAN ROAD, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Fundi i shërbimit tonë.

Politikat e Fëmijëve

  • 1 fëmijë 0–2.99 vjeç: Falas
  • Fëmijë 3–9.99 vjeç: 50% zbritje
  • Mbi 10 vjeç: Pagesë e plotë

Informacione për Hotelin

Hotel Alexander The Great 4★

I ndodhur në qendrën e Laganas, pranë bareve dhe restoranteve. Ideale për pushime aktive dhe jetë nate. Plazhi më i afërt është 7–10 minuta larg. Hoteli ofron: recepsion 24h, restorant me kuzhinë greke, 2 bare, pishinë, tarracë, parkim, dyqan suveniresh. Dhomat janë të pajisura me TV, frigorifer, telefon, kasafortë, peshqirë, ajër të kondicionuar dhe ballkon/verandë. I sugjeruar për çifte.

Ajër i kondicionuar – Free

Wi-Fi – Free
🔗 https://www.alexanderhtl.gr/

Check-in: pas orës 14:00

Programi All Inclusive

  • Mëngjesi: 08:00–10:00
  • Dreka: 12:30–14:30
  • Darka: 19:30–21:30
  • Snacks: 10:30–12:00 & 15:00–17:00
  • Pijet: 10:00–23:00 (bar pishine & bar hoteli)
  • Përzgjedhje pijesh alkoolike dhe 5 kokteje
  • Të gjitha pijet janë marka kombëtare.

*Shënime të Rëndësishme

  • Nëse krevati dopio nuk është i disponueshëm, ofrohen dy krevate teke të bashkuar
  • Për rezervim kërkohet 50% parapagim, pjesa tjetër 20 ditë para nisjes
  • Pagesa është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti
  • Pasaporta duhet të ketë minimum 3 muaj vlefshmëri
  • Orari i nisjes mund të ndryshojë sipas orareve të tragetit
  • Vendrezervimet në autobus:
  • Vendet e para: €15/person
  • Vendet e dyta: €10/person
  • Vendet e treta & të katërta: €5/person
  • Detajet e nisjes dërgohen të paktën 1 ditë përpara udhëtimit me SMS

View Prices - Shikoni Çmimet!

🗓️ DATAT & ÇMIMET – EARLY BOOKING 2026

📍 Hotel Alexander The Great 4★ – Laganas
🍽️ SHËRBIMI ALL INCLUSIVE

🌸 MAJ 2026

🕒 4 Ditë

07–10 Maj — 💶 €159 / person
21–24 Maj — 💶 €169 / person
28–31 Maj — 💶 €169 / person

🌞 QERSHOR 2026

🕒 5 Ditë

10–14 Qershor — 💶 €269 / person
17–21 Qershor — 💶 €349 / person
24–28 Qershor — 💶 €349 / person

🔥 KORRIK 2026

🕒 6 Ditë

01–06 Korrik — 💶 €469 / person
06–11 Korrik — 💶 €469 / person
11–16 Korrik — 💶 €469 / person
16–21 Korrik — 💶 €489 / person
21–26 Korrik — 💶 €489 / person
26–31 Korrik — 💶 €489 / person
31 Korrik – 05 Gusht — 💶 €489 / person

🌊 GUSHT 2026

🕒 6 Ditë

05–10 Gusht — 💶 €489 / person
10–15 Gusht — 💶 €489 / person
15–20 Gusht — 💶 €489 / person
20–25 Gusht — 💶 €489 / person
25–30 Gusht — 💶 €469 / person
30 Gusht – 04 Shtator — 💶 €469 / person

🍂 SHTATOR 2026

🕒 6 Ditë

04–09 Shtator — 💶 €399 / person

🕒 5 Ditë

09–13 Shtator — 💶 €299 / person
13–17 Shtator — 💶 €299 / person
17–21 Shtator — 💶 €299 / person

Need assistance? - Contact us

Call, Send Email, or Write on WhatsApp to get assistance.

Albanian Eagle Tours.

Address: Bulevardi Gjergj Fishta Nd 26 H3 Njesia Admin 7 Tirana 1001 Albania

Contact phones:

Local support: +355686064077

International support: +19047588448

Email: book@albanianeagletours.com

View full details

Booking Instructions

To view total price scroll down to the Price table.

Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

Please contact our support team if you need assistance WhatsApp