Skip to product information
1 of 12

Karnavalet në Venecia 3 Ditë

Karnavalet në Venecia 3 Ditë

Regular price €289,00 EUR
Regular price Sale price €289,00 EUR
Sale Sold out
Taxes included. Shipping calculated at checkout.

Karnavalet në Venecia 3 Ditë,

PROGRAMI:

Dita e Parë: 

Nisja nga Tirana me avion për në aeroportin e Bolognias. Nisja më 06.01, mbërritja në aeroportin e Bolognias në orën 08:00
Pas procedurave aeroportuale, do të nisemi drejt qytetit të Bolognia-s.
Eksplorim i qytetit Bologna, në atraksionet kryesore si; Sheshi Maggiore, Piazza Nettuno dhe Fontana del Nettuno, Basilica di San Petronio, Basilica di Santo Stefano, si dhe Kullat Asinelli dhe Garisenda.
Pas vizitave në Bolognia, do të nisemi drejt qytetit Mantova ku do të eksplorojmë qytetin në atraksionet kryesore të tij si Piazza delle Erbe, Fontana del Nettuno, Pallati Dukal, Basilica di Sant'Andrea.

Ndërsa i afrohemi atraksionit historik si Castello di San Giorgio, do të shohim edhe Lago di Mezzo, një nga liqenet më të bukura në Mantova.

Pas qëndirmit të lirë, dhe konsumimt te drekës, do të nisemi drejt Veronës.
Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.

Dita e Dytë:  

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Venecias.

Udhëtimi zgjat afersisht 2 orë. 
*EXTRA E DETYRUESHME 30 EURO TRANSFERTA PUNTO SABIONE-SAN MARCO*
Pas mbërritjes në Venecia do të kemi mundesinë të shijojmë atmosferën që krijojnë Karnavalet të cilat do të mbahen gjatë këtyre ditëve.
Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco.
Pas lundrimit dhe eksplorimit të Venecias, nisemi drejt Vicenza-s, një qytet që ndodhet rreth 1.5 orë larg.
Do te vizitojme qendren historike te Vicenza-s, Piazza dei Signori, ku ndodhen Basilica Palladiana dhe Torre Bissara si dhe Teatro Olimpico
Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.

Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel.
Vizitë e monumenteve kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti.
Pas  Verones, vizita e rradhes do te jete në Sirmione, e vendosur në një gadishull të mrekullueshëm në liqenin Garda, i njohur për Kalanë Scaligero, si dhe Grotte di Catullo.
Pas vizites në Sirmione, do të bëhet nisja drejt aeroportit të Verones. Fluturimi në 23:35.

Fund I shërbimit tonë.

Në pagesën përfshihen:
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Në pagesë nuk janë përfshirë:
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Taksa hyrese ne Venecia €5
  • Transferta Punto Sabione-San Marco, 30 euro 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

View full details

Booking Instructions

To view total price scroll down to the Price table.

Make sure to add the minimum required people for each price option by using the + and - buttons.

If the booking is done wrong you'll have the option to modify or cancel your selection.

In case of cancellation, bank fees will be withheld from the total refund you'll receive.

Please contact our support team if you need assistance WhatsApp

Your cart
*ATTENTION* Use + or - on the selection below to match the group size with the the number of People Total Price Add the total number of people for this tour - Must Match the Group Size on the Left Price Total Price
Karnavalet në Venecia 3 Ditë
Çmimi për 1 person - Nisja 21 Shkurt
Çmimi për 1 person - Nisja 21 Shkurt
€289,00/ea
€0,00
€289,00/ea €0,00